Policia me aksion në “Kodrën e Trimave”, në Prishtinë

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 09:42 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar një operacion policor në Kodrën e Trimave në Prishtinë, gjegjësisht në rrugën “Gjon Serreqi”, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se detajet do t’i shpalosë pas përfundimit të operacionit në fjalë.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës është duke realizuar një operacion policor, për detaje ju njoftojmë ndërkohë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani për Ekonomia Online.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme