Policia me aktivitete për “Javën e sigurisë në bashkësi” – kërkon bashkëpunimin e qytetarëve

Prishtinë | 05 Qer 2023 | 12:05 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSBE-në kanë shënuar “Javën e sigurisë në bashkësi”, aktivitet ky që ka për qëllim promovimin dhe bashkëpunimin polici-qytetar, raporton Ekonomia Online.

Kapitene Begrishe Krasniqi, shefe e Sektorit për bashkëpunim me forumet e sigurisë, tha se duhet që të punohet në vazhdimësi që të gjithë qytetarët të kenë parasysh dhe të marrin një pjesë të përgjegjësisë ata për sigurinë në komunitet.

Sipas saj, të gjithë së bashku mund të kontribuojmë për një siguri dhe një mirëqenie.

“Ky aktivitet ka qëllim promovimin e partneritetit Polici-qytetar. Në kuadër të këtij partneriteti nëpër zona sektoriale të qyteteve të ndryshme e kemi edhe komunitetet lokale për siguri publike apo forumet e sigurisë që janë deri tani të formuara në nivel vendi”.

“Forumet e sigurisë bazën ligjore e kanë ligji i policisë. Aktiviteti i sotëm, që ka filluar java e sigurisë në komunitet do të vazhdojë edhe ën qytete tjera të Kosovës, që ka qëllim promovimin dhe bashkëpunimin polici-qytetar. Duhet të punojmë në vazhdimësi që të gjithë qytetarët të kenë parasysh, dhe të marrin një pjesë të përgjegjësisë edhe ata për sigurinë në komunitet, sepse jo vetëm policia mundet me zgjidh sigurinë, të gjithë së bashku të kontribuojmë për një siguri dhe një mirëqenie”, tha ajo.

Ajo tha se në Prishtinë po shpërndahen edhe fletushka vetëdijesuse dhe parandaluese, që lidhen me trafikun, me dhunën në familje, e me fatkeqësitë natyrore, raporton EO.

“Këtu sot kemi marrë edhe disa fletushka vetëdijesuse dhe parandaluese, që lidhen me trafikun, me dhunën në familje, e me fatkeqësitë natyrore. Ftojmë qytetarët të na bashkëngjiten në këtë aktivitet dhe të bashkëpunojnë me neve në të mirën e të gjithëve. Motoja e këtij aktiviteti është Policia Popull dhe Populli Polici, pra të gjithë bashkë për një siguri dhe një ambient të sigurt”, tha ajo.

I njëjti aktivitet gjatë javës do të vazhdojë edhe në qytete tjera të vendit, si në Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë.

Të ngjashme