Policia me mbi 1 mijë e 800 gjoba gjatë 24 orëve të fundit

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 11:40 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës e ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, ku shihet se për këtë periudhë në Kosovë janë raportuar 1 mijë e 357 gjoba trafiku.

Bazuar në raportin policor, në Kosovë gjithashtu janë shkaktuar 20 aksidente trafiku, ndwrsa me të lënduar 40 me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka venë gjithësej 478 tiketa për mos respektimin e masave anti-COVID-19.

Gjithashtu janë arrestuar 22 persona, ndërsa 11 persona janë ndalur në mbajtje për 48 orë.

Të ngjashme