Policia ndalon një automjet të dyshuar në Vërmicë, pasagjerit i gjendet drogë e fshehur në trup

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 09:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë ndaluar një automjet me targa të huaja në Vërmicë.

Gjatë kontrollit, pasagjerit në pjesët intime i është gjetur një qese me marihuanë, me peshë 24.07 gramë.

I dyshuari, G.I., e ka pranuar se është e tij dhe e ka pranuar se është konsumues i kësaj substance.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës ndalon një automjet të dyshuar në Vermicë, një personi i gjendet drogë e fshehur në trup

Prishtinë, më 28 Janar 2024

Me datën 28.01.2024, rreth orës 02:30, pas regjistrimit në kufi- Vërmicë, të një automjeti të tipit Citroen me targa të huaja nga polici i vijës së parë, vetura është profilizuar për kontroll në vijën e dytë dhe është derguar në garazh së bashku me zyrtarin doganor për kontroll të detajuar. Gjatë këtij kontrolli të automjetit të lartcekur të cilin e drejtonte shtetasi i huaj M.T. (1983) Shkup, pasagjer në ketë automjet ishte i dyshuar G.I. (1992) Shkup, ku gjatë kontrollimit trupor (fshehur në pjesët intime) i është hasur një qese plastike e dyshuar si substancave narkotike e llojit Marihuan.

I dyshuari G. I. e ka pranuar se është e tija dhe është e llojit mariuhanë dhe pranon se është konsumues i kësaj substance. Pas matjes se substancës se dyshuar nga antidroga, e njëjta ka rezultuar me peshë 24.07 gram.

Rasti i kompletuar së bashku me provat e mbledhura i dorëzohet antidrogës në Prizren për veprime tjera.

I dyshuari është arrestuar dhe derguar në qendrën e paraburgimit.

Të ngjashme