Policia në Ferizaj organizoi ligjërata në shkolla

Prishtinë | 05 Pri 2023 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e stacionit në Ferizaj, bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijesimit të nxënësve për dukuritë negative,  ka realizuar  ligjërata me nxënës të klasave V – IX , në njëmbëdhjetë (11) shkollat e mesme të ulëta në komunën e Ferizajt me tema të ndryshme: ‘’Siguria e këmbësorëve në trafik ’’, ’’Bullizmi dhe masat parandaluese’’,  ‘’ Dhuna në familje ’’, ‘’Ruajtja e ambientit dhe trashëgimisë kulturore ’’ .

Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë rajonale të Ferizajt, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore,  si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.

Temat e ligjëruara  kanë  zgjuar kureshtje tek nxënësit, duke qenë bashkëbisedues.

Kësisoj, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat  tjera të rajonit të Ferizajt.

Të ngjashme