Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e së shtunës në shtëpinë e tij në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore.
Rasti është iniciuar si “hetim i vdekjes”.
“Është raportuar se viktima m/k është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e Policisë.