Policia parandalon një vetëvrasje në Prizren

Prishtinë | 05 Mar 2023 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka shpëtuar një person, pasi që sipas tyre i njëjti kishte dashur të vetëvritej.

Në raportin 24 orësh Policia ka njoftuar se derisa njësitë policore ishin duke patrulluar dhe realizuar detyrat e tyre e kishin vërejtur personin në lum.

Policët kanë ndërhyrë dhe kanë arritur ta largojnë dhe ta shpëtojnë viktimën mashkull, ku më pas e kanë dërguar për tretman mjekësor.

Viktima pas tretmanit mjekësor është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë për trajtim të mëtutjeshëm, pasi që i njëjti dyshohet se ka probleme psikike.

Ky rast ka ndodhur pasditen e djeshme në Prizren, dhe nga ana e Policisë së Kosovës po hetohet si “Vetëvrasje në Tentativë”.

Të ngjashme