Policia përdor lotsjellës për ta arrestuar një person të armatosur në Prishtinë

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Njësia policore ka raportuar se të dielën rreth orës 21:00 në rrugën “2 korriku” në Prishtinë, ka arrestuar një të dyshuar, ndërsa dy të tjerë të pa njohur kanë arritur të largoheshin me veturë në drejtim të pa njohur.

Zyrtarët policorë janë detyruar të përdornin sprej lotsjellës, pasi që i dyshuar kishte rezistuar gjatë arrestimit.

Tek i dyshuari, është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 30 fishekë.

I dyshuari dhe një zyrtar policor kanë marrë trajtim mjekësor. Rasti është duke u hetuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme