Policia po e verifikon terrenin ku u sekuestruan fishekë dhe gëzhoja në Banjskë

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 14:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës është duke verifikuar terrenin në Banjskë të Zveçanit, në afërsi të vendit ku më 24 shtator është vrarë rreshteri policor, Afrim Bunjaku.

Në këtë zonë janë gjetur gjatë ditës së djeshme fishekë dhe gëzhoja që janë sekuestruar nga njësia policore, bën të ditur për Klan Kosovën, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.

Përndryshe në Banjskë janë gjetur dhe sekuestruar edhe një flamur i Serbisë si dhe një karikator i armës AK-47.

“Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, u tha në raportin 24 orësh të Policisë. /Klankosova.tv

Të ngjashme