Policia “rrethon” Astirin, rinis aksioni i shembjeve

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesi i sotëm e ka gjetur zonën e Astirit në Tiranë të rrethuar nga forca të shumta policore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur sërish aksionin, përsa i takon prishjes së objekteve.

Kështu është krijuar një kordon i gjatë duke mos lejuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.

Në ndryshim nga tre ditë më parë, ku pati përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të Policisë të IKMT-së, mëngjesi i sotëm po rezulton pa një rezistencë të banorëve, raporton Tch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme