Policia rrethon Brukselin, vihet në ndjekje të një burri të armatosur

Prishtinë | 22 Shk 2018 | 14:59 | Nga

Policia belge ka bllokuar disa pjesë të anësore të Brukselit, pas raportimeve të disa mediave se andej pari gjendet një burrë i armatosur.

Associated Press raporton se pas këtij lajmi janë parë shumë policë afër ndërtesave dhe në kulmet e tyre në Forest, pranë kryeqytetit – Brukselit, përcjell Klan Kosova.

Madje policia është vënë në ndjekje të të dyshuarit edhe me helikopterë.

Kryetari i Forest, Marc-Jean Ghyssels, citohet të ketë thënë se “Dyshohet për praninë e një burri të armatosur.

I dyshuari për sulmin e nëntorit të vitit 2015 në Paris, Salah Abeeslam, ka qenë duke u fshehur pikërisht në Forest dhe ishte zënë pas një shkëmbimi të shtënave me policinë afër banesës së tij.

Sa i përket incidentit të sotëm, dyshimet nuk lidhen me ndonjë sulm terrorist.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme