Policia sekuestron 689 fishekë e një flamur të Serbisë në Banjskë

Prishtinë | 05 Jan 2024 | 09:50 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm në fshatin Banjskë, raporton Ekonomia Online.

Në raportin 24-orësh të policisë së Kosovës thuhet se nuk ka të arrestuar, ndërsa rasti është nën hetime.

“Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”.

Të ngjashme