Policia sekuestron dy armë pa leje në Prizren

Prishtinë | 28 Maj 2021 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë pa leje në dy raste të ndara në Prizren.

Sipas policisë në rastin e parë zyrtarët patrullues ndaluan një automjet për kontroll në rrugën Prizren-Vermice, e ku gjatë kontrollit policët gjeten në pronësi ilegale një arme të tipit revole Bereta si dhe 16 fishek kalibër 9mm.

Ndërsa rasti i dytë ndodhi në rrugën “Wesli Clark”, në Prizren, ku një person i dyshimtë kishte kanosur një qytetarë duke ja drejtuar armën e mbushur. I dyshuar u arrestua nga Njësia e Reagimit të Shpejte të policisë, ku gjatë kontrollimit ju gjete një armë e tipit revole dhe 6 fishek të cilët i posedonte i dyshimti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme