Policia shpall në kërkim një të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare

Prishtinë | 28 Maj 2026 | 11:20 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, në Prishtinë.

Po ashtu në këtë njoftim Policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’ “, thuhet në njoftim.

Të ngjashme