Një numër i madh policësh, përfshirë njësinë speciale, zjarrfikës dhe specialistë nga mjekësia ligjore për kimikatet, kanë intervenuar
mbrëmë në stadiumin “Santiago Bernabéu” të Realit të Madridit nga shkaku i një zarfi i cili ishte dërguar atje.
Siç shkruan gazeta “Marca”, mbrëmë rreth orës 21.30, drejtoria e klubit ka njoftuar policinë se në adresë të klubit, më konkretisht të presidentit Florentino Pérez ka arritur një zarf i dyshuar nga Italia.