Policia sqaron shpërthimet me eksploziv për hapjen e rrugës në Pejë

Prishtinë | 13 Kor 2017 | 12:54 | Nga

Policia e Kosovës ka njoftuar se shpërthimet që kanë ndodhur në Pejë të mërkurën rreth orës 13:30, janë bërë për të hapur rrugën tek vendi “Maja e zezë”.

Policia përmes komunikatës për media tregon po ashtu se këto shpërthime që janë bërë për të thyer shkëmbinjtë që të hapet rruga për tek fshatrat e Rugovës, janë bërë nga kompani të licencuara për këtë punë.

“Për hapjen e kësaj rruge është e nevojshme aty ku ka pengesa, të bëhet edhe thyerja e shkëmbinjve me exploziv, për të cilin përkujdesen firmat e licencuara, të cilat kanë leje të posaçme, dhe lidhur me këtë leje në këtë rast është njoftuar Policia e Kosovës dhe KFOR-i”.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme para, gjatë dhe pas këtij shpërthimi. Shpërthimi është ekzekutuar nga kompania e licencuar, me ç rast ka përfunduar pa ndonjë incident”.

Policia sqaron edhe se “këtë shpërthim nuk e kanë bërë njësitet e KFOR-i,t as nuk kanë asistuar gjatë këtij shpërthimi, siç ceket në disa portale dhe media të shkruara dhe elektronike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme