Policia thotë se aksidenti tragjik u shkaktua nga tejkalimi i shpejtësisë

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 18:28 | Nga

Shefi i Njësisë së Hetimit të Komunikacionit Rrugor, Nazmi Zogaj, ka thënë se dyshohet se shpejtësia ishte shkaktari kryesor i aksidentit të rëndë që ndodhi në rrethrrotullimin në hyrje të Prishtinës.

Por, ai ks treguar se edhe ndriçimi nuk ka funksionuar.

“Të gjitha aksidentet që përfundojnë me fatalitet, shumica prej tyre shkaktar kryesor e kanë tejkalimin e shpejtësisë. Edhe në këtë aksident dyshohet se shpejtësia ka qenë e tejkaluar për rrugën ku ka qenë duke lëvizur automjeti”.

Zogaj që është i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se një shkaktar tjetër i këtij aksidenti tragjik mund të jetë edhe mungesa e ndriçimit.

“Është e vërtetë se në këtë rrethrrotullim ekzistojnë disa reflektorë por në ditën kritike nuk ka qenë në funksion, sa i përket arsyes se pse nuk kanë punuar, duhet biseduar me institucionet që i mbikëqyrin”.

Megjithatë sipas Zogaj, hetimet për këtë aksident janë duke vazhduar akoma dhe deri tani mund të flitet vetëm për dyshime, dhe jo një version zyrtar përfundimtar.

“Ne fillimisht nisemi nga dëshmitë që kanë qenë në vendin e ngjarjes, më pas bëhen hetime shtesë, të gjitha përmblidhen në fund dhe japim një version zyrtar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme