Zyrtarja policore Besjana Jashari është shpallur kampione e Kosovës në bodybuilding. Siç njofton Federata e Body-Building & Fitness e Kosovës, Besiana Jashari arriti ta zë vendin e parë në kategorinë “Women Wellnes Fitness”. Këtë e njoftoi edhe vetë zyrtarja policore me anë të një postimi në ‘Facebook’. “Kampione e Kosovës”, shkroi ajo. Besjana Jashari u […]
Policja që u bë virale para pak muajsh bëhet kampione e Kosovës në “bodybuilding”

Zyrtarja policore Besjana Jashari është shpallur kampione e Kosovës në bodybuilding.
Siç njofton Federata e Body-Building & Fitness e Kosovës, Besiana Jashari arriti ta zë vendin e parë në kategorinë “Women Wellnes Fitness”.
Këtë e njoftoi edhe vetë zyrtarja policore me anë të një postimi në ‘Facebook’.
“Kampione e Kosovës”, shkroi ajo.
Besjana Jashari u bë e famshme në rrjete sociale pas një fotografie të përbashkët me motrën e saj, Genta Jasharin, në uniformë policore.
















