Matteo Politano përballet me mungesë për rreth një muaj pasi sulmuesi anësori i Interit pësoi një dëmtim të këmbës.
Politano hyri si zëvendësues gjatë humbjes së 3-2 të Interit ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve të martën.
Megjithatë, ylli italian ishte i pafat pasi pas disa minutave u lëndua pas një ndërhyrje nga Nico Schulz.
Tani, një raport mjekësor në faqen zyrtare të klubit ka konfirmuar “një ndrydhje në kyçin e këmbës së majtë” dhe se ai do të ketë nevojë për teste tjera për “javët e ardhshme”.
Si pasojë, 26-vjeçari do të humbasë pushimin e ardhshëm ndërkombëtar me Italinë, si dhe disa ndeshje të Interit në Serie A.
Ai nuk do të mund të luajë kundër Veronas, Torinos dhe SPAL-it, plus përplasjes vendimtare të Ligës së Kampionëve me Slavia Pragën.
Italiani gjithashtu përballet me një garë kundër kohës për t’u rikthyer në ndeshjen e Serie A kundër Romës më 6 dhjetor. /Telegrafi/