Abdixhiku tregon se a do ta votojë Osmanin: Nuk duam prapë një president partiak

Prishtinë | 17 Mar 2021 | 21:59 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku tha se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente.

Abdixhiku u shpreh se sa të jetë ai kryetar, LDK do të mbetet në opozitë.

“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.

Ai foli edhe për çështjen e presidentit, teksa u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente

Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thaçin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.

“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai te Syri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme