Agim Bahtiri flet pas incidentit: Njeriu që më sulmoi thoshte se Veseli duhet ta priste shiritin

Prishtinë | 02 Sht 2019 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Në shkollën fillore “Ismail Qemaili” në lagjen Bair të Mitrovicës, Agim Bahtiri është penguar nga banorët për të prerë shiritin e kësaj shkolle. Këtë ai po thotë se ia bëi një familjarë i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në video që u publikua sot shihet se si një qytetar nuk lejon në asnjë mënyrë që Bahtiri ta presë shiritin.

Por përmes një njoftimi për media, Bahtiri po thotë se për këtë, e pengoi djali i vëllait të Kadri Veselit.

Njoftimi i Bahtirit:

Një grup i militantëve të PDK-së që është udhëhequr nga Hylmi Veseli, djali i vëllaut të Kadri Veselit, kanë tentuar në mënyrë të dhunshme të më pengojnë në hapjen e shkollës, por që nuk i’a kanë arritur. Veselët nuk mund të më ndalin dot, ashtu siç nuk kanë mundur asnjëherë.

E di që PDK-ja e ka përjetuar rëndë aderimin tim dhe degës së AKR-së në Lëvizjen Vetëvendosje, por askush në botë nuk mund të ma diktoj punën time dhe askush nuk mund të më frikësoj.

Shiritin e prejna vet

Gepostet von Hylmi Ismet Veseli am Montag, 2. September 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme