Ahmeti: Haradinaj dha dorëheqje sepse nuk lëshoi pe

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 19:50 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Prishtinës dhe kreu i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka mbajtur një fjalim në zyrtarizimin e kandidaturës së Ramush Haradinajt nga koalicioni AAK-PSD, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se Haradinaj pikërisht për të mos lëshuar pe, dha edhe dorëheqje. Gjithashtu Ahmeti tha se përveç presionit nga jasht për të hequr taksën, presion kishim edhe nga brenda.

“Ramushi dha dorëheqje për të mos lëshuar pe, por ne vërtetuam se për ta mbrojtur Kosovën duhet guxim”, është shprehur Ahmeti.

Edhe njëherë Ahmeti tregoi se presion për heqjen e taksës bënin vet liderët e Kosovës.

Ai ka thënë se ata do ta rrisin pagën minimale dhe do ta mbrojnë punëtorin.

“Për ta mbrojtur Kosovën, nevojitet guxim. E guximit duhet t’ia shtojmë edhe dijen sepse kemi probleme që duhet t’i zgjidhim bashkë. Që ta mbrojmë punëtorin e ta rrisim pagën minimale” tha Ahmeti në këtë tubim të koalicionit.

Ai ka shtuar se bashkimi mes dy subjekteve është bërë për konceptin 100% shtet, e që nuk është vetëm simbolike por ka domethënie të madhe.

“Jemi bashkuar për një koncept që po e shihni, ndoshta simbolikë por ka domethënie të madhe. Neve na duhet 100% guxim, 100% dije e 100% përkushtim për ta përfunduar sovranitetin tonë” tha ai.

Kreu i PSD gjithashtu shtoi se ata nuk do të lëshojnë asnjë pëllëmbë të Kosovës dhe nuk do të lejojnë që shteti jonë të trajtohet si vendi i rendit të dytë.

“Nuk kemi lëshuar asnjë pëllëmbë të Kosovës. Që Kosova të trajtohet e barabartë e jo e rendit të dytë” tha ai.

Të ngjashme