Ambasadori Cufaj takon Viola von Cramon, flasin për liberalizimin e vizave për Kosovën

Prishtinë | 10 Nën 2020 | 14:23 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka pritur sot në takim raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Cufaj e Cramon në këtë takim biseduan për situatën aktuale politike në Kosovë, e po ashtu edhe për çështjen e liberalizmit të vizave.

“Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani Beqë Cufaj priti në një takim pune Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe politikanen nga radhët e Të Gjelbërve gjermanë, zonjën Viola von Cramon. Në takimin e përbashkët u bisedua situata aktuale në Kosovë, presidenca gjermane me BE-në, çështja e përmbylljes së procesit të Liberalizimit të Vizave për qytetarët e Kosovës dhe aspekte tjera të bashkëpunimit bilateral mes Kosovës dhe Gjermanisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme