Anita Muriqi zgjedhet anëtare e dytë e Komisionit të Pavarur të Mediave

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 16:32 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës në raundin e parë të votimeve është zgjedhur vetëm një anëtar i Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi që anëtari i dytë nuk mori votat e mjaftueshme.

Kuvendi në raundin e dytë zgjodhi si anëtar të dytë të Komisionit të Pavarur të Mediave Anita Muriqin me 51 vota, ndërsa Jeton Mehmeti mori vetëm 33 vota, raporton Ekonomia Online.

Anëtari i parë i zgjedhur është Muja Ferati me 46 vota, ndërsa Anita Muriqi dhe Jeton Mehmeti u ballafaquan në raundin e dytë.

Në votim morën pjesë 88 deputetë, 4 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Të ngjashme