Asnjë deputet në sallë, shtyhet seanca e jashtëzakonshme

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Seanca e jashtëzakonshme, që pikë të vetme të rendit të ditës e kishte shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, ka dështuar të mbahet në mungesë kuorumi.

Derisa në sallë nuk ishte asnjë deputet, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala ka thënë se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi, në cilësinë e propozuesit, ka kërkuar që kjo seancë të shtyhet për shkak të zhvillimeve të fundit politike në vend.

“Në bazë të autorizimit të Kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani-Sadriu hap punimet e seancës së jashtëzakonshme të kërkuar nga 61 deputetë. Siç mund të evidentohet për të zhvilluar punimet kjo seancë nuk ka kuorum”.

“Po ashtu, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Arben Gashi në cilësinë e propozuesit ka kërkuar në emër të deputetëve nënshkrues të kërkesës për seancë të jashtëzakonshme që kjo seancë, duke marrë parasysh situatën e fundit politike në vend, të shtyhet për datën 11 nëntor, ditë e mërkurë, në orën 11:00”.

Të ngjashme