Bajram Hasani nga Nisma, PDK-së: Ju po thyheni, ne po rritemi

Prishtinë | 05 Dhj 2016 | 13:15 | Nga

Anëtari i Kryesisë së Nisma për Kosovën, Bajram Hasani ka ironizuar me PDK-në, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Drenas.

“Çka është more kjo heshtje morti në PDK? Ku mbeten deputetët, ministrat dhe tërë “armata” e PDK-së që rrahshin gjoks se kanë me dalë fitues në Drenas? Ju arsyetoj që po heshtni sepse është e rëndë që të humbisni në bastion tuajin. Është e rëndë të thyheni aty ku keni dalë gjithnjë fitues me 90 për qind”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka thënë se i kupton se pse PDK po hesht, pasi fakti se Drenasi ka shkuar në balotazh është një humbje për ta.

“Edhe përkundër premtimeve milionëshe qytetari i Drenasit dje ju tregoi se më nuk mashtrohet dhe se duan të qeverisen nga njerëz të ndershëm. Tani po fillon një fazë e re për NISMA’në. Derisa ju po thyheni ne po rritemi. Drenasi është paralajmërim se ndryshimet po vijnë në gjithë Kosovën”.

Hasani ka deklaruar se nga dje, po fryn një erë ndryshimi.

“Mos e keni shqetësim Drenasin, mos e vajtoni sepse, mbahuni sepse kështu si Drenasi do të ju rrëshqas nga duart e gjithë Kosova”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme