Baze: Kurti po bën gjithçka për të fituar kohë ose për të shkuar në zgjedhje si viktimë

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Publicisti i njohur nga Shqipëria Mero Baze, në shkrimin e tij të publikuar në gazetën Tema ka komentuar ecurinë e formimit të qeverisë së Kosovë të dalë pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Baze me këtë rast ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, me taktikat e tij deri në detaje po tenton të fitojë kohë dhe alibi për mosformimin e qeverisë.

Ai theksoi se në takim me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, tregoi se nuk e ka shumicën për ta t’i formuar institucionet në Kosovë.

“Sapo doli nga presidenti theksoi se takimi nuk ka efekt ligjor, sepse nuk dëshiron të fillojë numërimi i 15 ditëshit të mandatuar si kryeministër. Presidenti i ka lënë kohë 48 orë ta paraqesë me shkrim mandatarin, dhe ka gjasa që Kurti përsëri do të mendohet ta thyejë 48 orëshin me qëllim që presidenti ta merr si fakt të kryer mungesën e vullnetit dhe ta dekretojë dikënd tjetër. Nëse e bën këtë atëherë Kurti mund ta çojë në Gjykatën Kushtetuese dhe ta vonojë edhe 60 ditë formimin e qeverisë “- ka shkruar Baze.

Publicisti i njohur në shkrimin e tij thotë se të njejtën variacion taktizues Kurti po e bën edhe me LDK-në.

“Në bazë të marrëveshjes mes VV-së dhe LDK-së, posti i kryetarit të Kuvendit duhet t’i takonte LDK-së. Meqë deri afati shkoi dhe marrëveshje finale nuk kishte, Kurti shkoi në Kuvend pa marrëveshje dhe propozoi kryetarin e Kuvendit, duke e bërë fakt të kryer zgjedhjen e tij. LDK e votoi për të lënë të hapura bisedimet dhe për të formuar Parlamentin, duke e lënë fatin e shumicës së re jo më në dorë të Kurtit, por të Parlamentit”- shkroi tutje Baze.

Sipas tij provokimet e Albin Kurtit drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës vazhduan edhe sot me publikimin e pesë emrave të ministrave të mundshëm, pa konsultimin me partnerin e mundshëm të koalicionit.

Baze shton se provokimi më fundit që ishte bërë LDK-së ishte lidhja e emrit të ish-kandidatit për president në Maqedoninë e Veriut, Blerim Reka, me postin e ministrit të Jashtëm.

” Nuk e di ku ja shikon “Vlerën” zoti Kurti, por Blerim Reka, është gjëja më e vjetër që ka politika shqiptare sa i përket mendësisë së bashkëpunimit rajonal “- shtoi Baze.

Ai thekson se në këtë nominim asgjë diplomatike nuk ka.

Baze përmend se Reka kishte rënë ndesh me politikën e shumicës shqiptare Anti-Gruevski, të mbështetur nga Perëndimi.

Ai vlerëson se Reka vështirë se mund t’i çojë përpara negociatat me Serbinë.

Në fund Mero Baze përmend se Albin Kurti, po bën gjithçka për të fituar kohë, për t’i nënshtruar aleatët e mundshëm me marifete, ose për të shkuar në zgjedhje si viktimë.

Në fakt nuk është votuar as për marifetxhi, as për viktimë por demek se është burrë

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme