Bytyqi: Diskursi i Aliut është i njëjti me atë të Kurtit dhe Vetëvendosjes

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 12:11 | Nga Ekonomia Online


Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, duke komentuar deklaratën e analistes Luljeta Aliu, ka thënë se kjo gjë s’është për tu çuditur, pasi sipas tij, diskursi i saj është i njëjtë me atë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.


Aliu, mbrëmë në një debat televiziv me Ardian Kastratin e PDK-së, krahasoi votuesit e kësaj partie me atë të Kralevës.


Ndërsa, Bytyqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë ka thënë se diskursi i Aliut e që është diskursi i Kurtit, tanimë janë të etabluar si norma standarde në diskursin publik kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve the familjeve të dëshmorëve.


“Pse po çuditeni me znj. Aliu, diskursi i saj është për më shumë se një dekadë në opinion, diskursi i Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Për një kohë të gjatë është investuar në këto pikëpamje politike. Mos u shokoni nga një surrogate e Lëvizjes Vetëvendosje nëpër studiot televizive, kur është heshtur ndaj atyre që e kanë përdorur këtë gjuhë e që kanë pushtet politik.
Diskursi i znj. Aliu e që është diskursi i z. Kurti, tanimë janë të etabluar si norma standarde në diskursin publik kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve, invalidëve the familjeve të dëshmorëve.
Edhe të jeni të bindur se për ne është më vështirë t’i përbijmë këto fyerje, kur këto realisht bëhen përmes PDK-së e për qëllim kanë vetëm uljen e vlerës së shtetit të ndërtuar mbi vlerat e luftës çlirimtare dhe çdo njeriu që ka besuar në atë luftë”, ka shkruar ai.

Luljeta Aliu është sqaruar për deklaratën e saj, duke thënë se e kishte fjalën për Krilevën që gjendet në Gollak.


“Unë, nga thellësia e shpirtit, ju kërkoj falje njerëzve që i kam lënduar. Asnjëherë nuk ka qenë mendimi im të ofendoj qytetarët tanë. Ju e dini se nuk jam person që ofendon të tjerët. Qëllimi ishte të ju dal në mbrojtje qytetarëve. Mirëpo, tani, sigurisht që kjo përdoret kundër meje nga kundërshtarët, duke e fryrë dhe duke më demonizuar mua”, ka shkruar ajo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme