Çollaku: PDK-ja e LDK-ja mund të jenë formues të qeverisë

Prishtinë | 13 Qer 2017 | 14:44 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dy koalicionet e mëdha parazgjedhore PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa e as Vetëvendosje nuk arritën të bëjnë votat e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re.

Vetëm krijimi i koalicioneve paszgjedhore do të mundësonte që vendi të bëhej me qeveri të re, vlerëson analisti politik, Adrian Çollaku në një intervistë për EkonomiaOnline.

“Kemi një koalicion që nuk i ka votat e mjaftueshme sa të formoj qeverinë së bashku me minoritetet, në këtë situatë të themi nuk ka kështu fitues dhe nevojitet gjithsesi një koalicion e tash tu e pas parasysh që VV dhe koalicioni i dytë që është i treti në renditje prapë po deklarojnë që nuk hynë në koalicion me PAN-in dhe kështu pra jemi në një situatë të ngjashme sikurse në vitin 2014 mirëpo mbetet të shihet”, ka thënë Çollaku.

Ai përmend dy opsione se si mund të dilet nga kjo situatë.

“Opsioni i parë është që ky koalicioni PAN do të thotë ta bind LDK-në për qeverisje dhe të themi kështu të marrë ndonjë deputet individual, të themi dy prej tyre kësi soji të bëjë edhe qeverinë me 61% por si qeveri do të ishte shumë e brishtë do të thotë e pafuqishme. Opsioni i dytë ekziston mundësia që është VV edhe LDK e votojnë kryetarin e PAN-it se a e votojnë kryetarin e kuvendit dhe eventualisht presidenti i shtetit të ua jap mandatarin partnerin e dytë”, ka thënë ai.

Çollaku ka bërë të ditur se nëse këto dy opsione nuk janë të mundura atëherë zgjedhjet e reja janë pika e fundit.

Ai është shprehur se ngërçi politik mund të jetë i mundur, por që nuk do të zgjasë gjashtë muaj sikurse 2014, pasi sipas tij kësaj radhe ligji është më qartë, raporton EO.

“Ngërçi politik mund të jetë prezent por do të zgjasë vetëm dy muaj sepse kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e kuvendin dhe kemi vendimin tjetër për çështjen e mandatarit. Më nuk kemi probleme të aspektit juridik, por duhet të presim vendimet që marrin partitë politike ose shkojmë me opsionin e tretë”, ka thënë ai.

Të ngjashme