Daut Haradinaj uron Pavarësinë e Amerikës: Mirënjohës përjetë për kontributin tuaj në lirinë e pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 04 Kor 2021 | 15:26 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës, Daut Haradinaj ka uruar Ditën e Pavarësisë së Amerikës.

Haradinaj tha se Kosova feston së bashku me Amerikën çdo 4 korrik.

Tutje ai u shpres mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin e tyre në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Amerikë dhe të gjithë ju miq amerikanë, urime Dita e Pavarësisë!”, shkroi Haradianj.

Postimi i plotë:

Çdo 4 korrik, Kosova feston bashkë me Amerikën!

Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe popullit amerikan për kontributin që ne të jemi të lirë dhe të pavarur!

Amerikë dhe të gjithë ju miq amerikanë, urime Dita e Pavarësisë!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme