Deputetëve u kërkohet të mos e votojnë propozimin e Qeverisë për tejkalim të deficitit buxhetor

Prishtinë | 11 Qer 2020 | 13:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati, u ka kërkuar deputetëve të mos e votojnë propozim-vendimin e qeverisë për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit buxhetor, pasi sipas tij, nuk ka kaluar në komisionin që i mbikëqyrë financat e shtetit.

Murati në seancën plenare që po mbahet ende, tha se 250 milionë eurot në rritjen e deficitit nuk janë të justifikueshme.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Barjami, në reagimin e saj karshi kryetarit të komisionit, tha se një propozim-vendim i tillë ka qenë edhe tek qeveria Kurti. Ajo theksoi se nëse dëshirohet të implementohet pako emergjente, duhet lejuar të bëhet ky tejkalim dhe ndryshim i deficitit buxhetor.

Të ngjashme