Djali i Demaçit i bashkohet PDK-së

Prishtinë | 27 Gus 2019 | 14:29 | Nga Ekonomia Online

Partisë Demokratike të Kosovës iu është bashkuar Shqiptar Demaçi djali i Adem Demaçit, këtë e ka bërë të ditur kreu i kësaj partie Kadri Veseli përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar.

Shqiptar Demaçi, djali i simbolit të rezistencës sonë kombëtare, prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ne jemi krenarë që jetuam në epokën e Adem Demaçit. Ne jemi krenarë që Shqiptar Demaçi, profesionist dhe personalitet shumë i respektuar, u bashkua me ne”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme