Djali i Ukshin Hotit tregon si u ndie kur e votoi Qeverinë me serbë në të

Prishtinë | 03 Tet 2017 | 15:56 | Nga

Në interpelancën e thirrur për akuzat ndaj ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, deputeti Andin Hoti nga PDK-ja ka marrë fjalën për herë të parë si deputet. Djali i veprimtarit të shquar, Ukshin Hoti, ka numëruar një varg problemesh me të cilat duhet të merret Kuvendi, sipas tij. Ndërsa, rreth përbërjes së Qeverisë, në të cilën është edhe Rikallo, – i akuzuar nga disa qytetarë për tortura gjatë luftës – ka thënë se nuk e ka pasur të lehtë ta votojë Qeverinë.

Deputeti Hoti ka treguar për një bisedë që kishte pasur në një dasmë me kryeministrin Ramush Haradinajt, para dy javësh, i ka shpjeguar atij se sa të vështirë e ka pasur ta votojë një qeveri, e cila në përbërjen e saj ka dy serbë, njërin zëvendëskryeministër, e tjetrin ministër të Bujqësisë.

Hoti ka thënë se kjo nuk është çfarë kanë dashur as ai e as kryeministrit, por meqë serbëve ua garanton vendin Kushtetuta, duhet të respektojnë diçka të tillë.

Deputeti i PDK-së thotë se ishte i gatshëm që edhe të protestonte pasi ka dëgjuar për akuzat e banorëve të lagjes “Dardania” se ishin torturuar gjatë vitit ’98-’99. Por, konsultat e kryeministrit me institucionet shtetërore, të cilat i kanë pohuar Haradinajt se nuk kanë prova kundër Rikallos, e ka “qetësuar” atë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme