Edhe një aderim në AAK

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:42 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka njoftuar se në këtë parti ka aderuar Labinot Bislimi, i diplomuar në Shkenca politike dhe juridike në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik.

Ai thotë se përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet.

Postimi i plotë:

Eksperienca ndërkombëtare në edukim është vlerë për shoqërinë dhe vendin tonë. I nderuar që sot Aleancës iu bashkua Labinot Bislimi, i diplomuar për Shkenca politike dhe juridik në Francë, ku edhe punon si asistent social e analist politik, i cili rrjedh nga një familje e dëshmuar atdhetare. Përvoja dhe ekspertiza e të rinjve tanë profesionistë është vlerë e shtuar në rrugëtimin e Aleancës, për Kosovën 100% shtet.RH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme