Edhe serbët duan që Amerika të pyetet për bisedimet me Kosovën

Prishtinë | 23 Qer 2019 | 09:30 | Nga Ekonomia Online

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar se edhe shteti i tij dëshiron që Amerika të pyetet rreth bisedimeve me Kosovën

Vuçiq tha se Djuricin e porosita që të jetë konstruktiv, se ne duam vazhdimin e dialogut dhe heqjen e taksave, por shqiptarëve nuk u shkon fare në mendje, dhe kështu s’ka rezultat.

Presidenti serb Vucic arriti në përfundim se siç tha, shqiptarët duan rol më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog.

Vuçiq ishte i qartë e shtoi se “Mendoj se francezët dhe gjermanët e kuptuan shumë mirë se kush nuk e do dialogun, kush po e pengon dhe kush do që në vend të Evropës, me dialog të merret dikush tjetër. Ne nuk po themi se dikush tjetër nuk duhet të pyetet, vetëm po themi se jo vetëm ai tjetri të pyetet, bëhet fjalë, kuptohet, për SHBA’të”.

Presidenti serb gjendet në Minsk të Bjellorusisë për hapjen e Lojërave të Evropës, të organizuara nga Komiteti Olimpik Evropian. Po ashtu atje gjendet edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme