Gabriel: Lus deputetët që ta ratifikojnë Demarkacionin

Prishtinë | 13 Pri 2017 | 10:14 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka pritur në takim ministrin Federal të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel me të cilin biseduan tema të ndryshme.

Në një konferencë për media pas këtij takimi, ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, raporton Ekonomia Online.

“Lus deputetët që të ratifikojnë Demarkacionin, sepse Kosova është në rrugën drejt BE-së, vërejtja ime e fundit është që ne duhet të mundohemi edhe më shumë të përkrahim projektet e infrastrukturës”, ka thënë Gabriel.

“Nëse ratifikimi i marrëveshjes është kaq i rëndësishëm për popullin e Kosovës, atëherë pse përfaqësuesit tuaj e bllokojnë një çështje, e cila do të lehtësonte jetën e qytetarëve të saj. Si pasojë e një qëndrimi të tillë nuk do të bëhet liberalizimi i vizave, sepse BE-ja këtë e ka vënë si kusht për liberalizim. Paralelisht kësaj, kemi diskutuar edhe mundësi alternative, por problem parimor paraqet sjellja e përfaqësuesve tuaj të cilët kanë një qëndrim të tillë për këtë marrëveshje, e cila dëmton qytetarët e saj”, ka theksuar Gabriel.

Mustafa tha se kanë biseduar për bashkëpunimin mes Gjermanisë e Kosovës, situatën në Ballkan e tema të tjera.

“Kisha rast veçantë ta takoj ministrin e Jashtëm gjerman, me të cilin biseduam për bashkëpunim mes Gjermanisë e Kosovës, situatën në Ballkan. E falënderova për rolin dhe kontributin e Gjermanisë në tërë periudhën e pasluftës dhe rolin që po luan në Ballkanin Perëndimor dhe në suaza botërore. Gjermania ka pasur rol të veçantë dhe i ka dhënë mbështetje Kosovës në fushën e ujit dhe të energjisë për çka jemi falënderues. E njoftova ministrin për aktualitetet në zhvillimin ekomomik, stabilitetin, se kemi nevojë për investime gjermane në Kosovë dhe i mirëpresim ato në vendin tonë”, ka deklaruara Mustafa.

Mustafa gjithashtu tregoi se nga ministri gjerman kanë kërkuar që t’i ndihmojnë Kosovës të përmbyllë Demarkacionin, i cili, sipas tij, është edhe kriteri i fundit për liberalizmin e vizave.

Ai gjithashtu ka kërkuar nga shteti gjerman që të mbështesë Kosovën në mënyrë të drejtpërdrejtë për liberalizmin e vizave, formimin e Ushtrisë së Kosovës dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.

Ai shtoi se e ka njoftuar ministrin për nevojën që të intensifikohen bisedimet me Serbinë.

“Biseduam për nevojën që të intensifikojmë dialogun me Serbinë, për marrëdhënie më të mira dhe të implementojmë marrëveshjet në tema kyçe për interes të vendeve”, tha ai.

Mustafa ka folur edhe për dialogun me Serbinë duke thënë se ky proces është i pa-alternativë.

 

 

Lexo më shumë:

Të ngjashme