Gecaj: Kushdo që abuzon me zgjedhjet do të përfundojë në harresën e historisë

Prishtinë | 09 Jan 2020 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i Këshillit të Përgjitshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës Bajram Gecaj, ka reaguar pas takimit të sotëm mes kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Gecaj ka thënë se LDK është kalitur dhe formuar në frymën shtetformuese edhe pse janë munduar ta zbehin rolin dhe rëndësinë e kësaj partie.

“Anëtarësia dhe votuesit e LDK-së, pos që janë emancipuar, tani e tridhjetë vite radhazi edhe janë kalitur e stërkalitur nën kredon dhe frymën nacionale e shtet-formuese. Janë munduar ta zbehin rolin dhe rëndësinë e lidhjes shumëkush dhe me shumë mjete, përfshirë vrasjet e aktivistëve më të mirë dhe më të devotshëm; por pas secilës betejë jemi rikthyer mu si “feniksi nga hiri” – të fortë dhe shumë të qëndrueshëm “- tha Gecaj.

Ai shtoi se këta që tentuan ta zbehin këtë rol nuk do të arrijnë të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë edemokracisë.

“Nuk ja arritën atëherë, dhe nuk do t’ia arrijnë as sot e as kurrë, të gjunjëzojnë idenë e lirisë, pavarësisë e demokracisë, të formësuar dhe të mishëruar thellë në ADN-në e LDK-së! Zgjedhjet nuk janë ideuar si një formë psiko-shkencore e eksperimentimit me vullnetin e popullit, por si besim i dhënë dhe obligim i pranuar për të udhëhequr vendin në emër dhe për të mirën e qytetarëve. Kushdo që abuzon (eksperimenton) me këtë besim, do te përfundoi atje ku e ka vendin – në harresën e historisë! “- ka shkruar Gecaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme