Haradinaj-deputetëve gjerman: Dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës

Prishtinë | 01 Pri 2019 | 10:16 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë detaje nga takimi i tij me dy deputetët e Bundestagut gjerman, Peter Bauer dhe Christian Schmidt, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në një konferencë për medie tha se Kosova dëshiron t’i bashkohet Evropës në mënyrë që të udhëtojmë lirshëm, pa viza.

“Kanë shpreh interesim për Kosovën dhe rajonin në vazhdimësi. Kemi biseduar për bashkëpunimin bilateral Kosovë – Gjermani që mund të bëjmë shumë më shumë. Shpreha falënderim për procesin e Berlinit, për ta ndihmuar rajonin duke e falënderuar edhe kancelaren Merkel. Ne jemi Kosovë, dëshirojmë të mbetemi Kosovë, dëshirojmë t’i bashkohemi Evropës dhe të udhëtojmë lirshëm pa viza”, u shpreh ai.

Të ngjashme