Haradinaj: Disa aspekte të punës tonë s’janë përfshirë në Raportin e KE-së

Prishtinë | 03 Qer 2019 | 13:51 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli Ministror për Integrim Evropian ka mbajtur takimin për të biseduar rreth të gjeturave të raportit nga Bashkimi Evropian drejtuar Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Lidhur me raportin kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se disa aspekte të punës nuk janë  përfshirë.

Duke theksuar se ambicia e institucioneve të Kosovës është statusi i kandidatit për Kosovën, kryeministri Haradinaj tha se nuk mund të mbetemi në vazhdimësi të kushtëzuar vetëm nga zbatimit i MSA-së.

“Shprehim bindjen tonë se disa aspekte të punës sonë kanë mbetur të pa përfshira në këtë raport, megjithatë është detyra jonë që t’i përvishemi punës bazuar edhe në të gjeturat e raportit për vendin, në mënyrë që të ecim me gjitha temat që i kemi para nesh”.

“MSA duhet të ecë përpara, por disa ngecje në zbatim të MSA-së janë të lidhura edhe me faktin e mos njohjes së pesëshes dhe disa zhvillimeve të tjera. Kosova mund në të njëjtën kohë të bëhet gati për statusin e kandidatit”.

“Ajo që na ka ardhur mirë të gjithëve dhe që po pranohet edhe nga qeveritë veç e veç, pas Qeverisë Gjermane, është gjuha në raport për urgjencën për liberalizimit të vizave dhe besoj se do të punojmë në këtë drejtim”, tha kryeministri Haradinaj, duke falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në  zbatimin e MSA-së dhe temat që i trajton raporti.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha tha se është e papranueshme që një numër i rekomandimeve të përsëriten, raporton EO.

Sipas ministres Hoxha punët më të mëdha janë tek legjislacioni, reforma zgjedhore e krimi i organizuar.

“Ne sot jemi mbledhur për të biseduar pikat kyçe për integrim evropian. Në anën tjetër më e rrugës jo vetëm për arritjet dhe pjesën pizitve, por gjithashtu të diskutojmë dhe identifikojmë fushat ku kemi ngecur të flasim me një planë konkrete ku secili do t’i përmbush kërkesat në afatet e caktuara”.

“Mospërmbushja e obligimeve nga akteret e caktuar, vonesat sa i përket projekteve siç ishte cështja e deponisë në Fushë Kosovë janë vetëm disa nga arsyet qe kanë evidentuar në ketë raport”.

“Lë të jetë ky alarmi i fundit për synimet tona strategjike. Sa i epikët zbatimit të ERA-së duhet të fokusohemi sidomos me masat në zbatim e sipër. Është e papranushme që një numër i rekomandimeve na përsëriten ndër vite. Kemi shumë punë tek legjislacioni reforma zgjedhore krimi i organizuar. Nuk kemi kohë dhe hapësirë për tolerime të tilla”.

Gjatë këtij takimi, në të cilin u shqyrtua Raporti i KE-së për Kosovën 2019, në mënyrë specifike u diskutua për zbatimin e ERA 2016-2019, hartimi i ERA 2019-2020, në shtyllat si; qeverisja e mirë dhe sundimi i ligjit,  konkurrueshmëria, investimet dhe zhvillimi i qëndrueshëm, punësimi dhe arsimi, si dhe zbatimi PKZMSA 2019-2023.

Të ngjashme