Haradinaj: Do ta bëjmë një Bondsteel Ekonomik në Ferizaj

Ferizaj | 05 Qer 2017 | 22:13 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se do ta krijojnë mundësinë për krijimin të një parku të veçantë biznesi për investimet amerikane.

“E parapëlqej ta quaj si ‘Bondsteel American Investment Park’, një zonë e caktuar ku mund ta kemi edhe një park biznesi vetëm për investitorët amerikan”, tha Haradinaj, gjatë një tubimi sot në Ferizaj.

“Marrëdhëniet tona krejtësisht të veçanta me Amerikën duhet të forcohen edhe me shumë përfshirë fushën e ekonomisë. Do të punojmë fuqishëm që t’i ruajmë dhe kultivojmë marrëdhëniet tona me Amerikën në të gjitha fushat”, theksoi kreu i Aleancës.

Image may contain: 16 people, people standing, crowd, tree and outdoor

Image may contain: 16 people, people smiling, people standing, suit and outdoor

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme