Haradinaj fton deputetët të diskutojnë për dialogun, LDK-ja dhe VV-ja kundër

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 11:39 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po vazhdon punimet ku pas mocionit për shmangie të procedurave i cili nuk kaloi, deputetët janë futur në diskutime rreth asaj se a mund të vazhdojë diskutimi për Platformën, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ftuar deputetët që ta shfrytëzojnë mundësinë sot dhe të diskutojnë.

“Nuk e di cili njeri nuk i ka interes këto tema. Janë interes i parë. Nëse është në diskutim afati kohor nuk ka dilemë që mundemi me i diskutu, por nuk besoj që dikush mund ta mohojë rëndësinë e këtyre temave. I ftoj deputetët që sot ta shfrytëzojnë mundësinë dhe në fund të arrijnë në konsensus që me e ruajt Kosovën e 17 shkurtit. E keni mundësinë me kontribu në një proces që ka rendësi për të gjithë ne. Derisa votohet apo nuk votohet të paktën të jepni pikëpamjet e juaja”, ka thënë Haradinaj.

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se pa ligj nuk mund të hyjë në fuqi dhe të diskutohet Platforma.

“Kemi probleme procedurale dhe logjike sepse platforma është produkt i ligjit dhe nuk ekziston një ligj i tillë për platformën. Pa ligj nuk mund të hyjë në fuqi dhe të diskutohet Platforma. Nuk ka ligj për Platformën. Nuk kemi objekt pune dhe seanca nuk mund të vazhdoj”, tha Gashi.

Shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, tha se Kuvendi nuk mund të diskutojë derisa nuk ka Ligj për Dialogun.

“Në pikën e parë nuk kishte vota për shmangie të procedurave që i bie se sot Kuvendi nuk mund ta diskutojë Platformën për Dialog. Së pari duhet të kryhet ligj e pastaj të lëvizet në këtë pikë. Kuvendi nuk mund të vazhdojë kështu punimet”, tha Hoti.

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, paralajmëroi se Ligji për Dialogun mund të shkojë në Kushtetuese pasi sipas saj bie ndesh me Kushtetutën.

“Qëndrimi im opozitar ka qenë në vetë dokumente që ju i keni sjellë se ne nuk mund të sjellim Platformën. Duke marrë parasysh paralajmërimet e opozitës se Ligji për Dialogun mund të bie ndesh me Kushtetutën atëherë ne do ta çojmë në Kushtetuese. Pra duhet të pritet deri sa ligji del në gazetën zyrtare. Nuk ka kuptim të vazhdohet me këtë pikë”, tha Haxhiu, raporton EO.

Zv. kryeministri Fatmir Limaj tha se ekziston një dallim mes Platformës dhe Projektligjit duke shtuar se diskutimi mund të vazhdojë.

“Së pari duhet të dallohet Projektligji me Platformën. Nuk lidhen, Platforma është dokument politik, delegacion shtetëror që është votu nga Kuvendi. Nëse ka vullnet këtu mund të bisedohet edhe për Platformën edhe të votohet”, tha Limaj.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, iu kundërpërgjigj deputetes Haxhiu në lidhje me Ligjin për Dialogun.

“Çka tha Haxhiu nuk vjen në pyetje. Rregullorja ka me u zbatu deri në fund, por procedimet janë krejt normale”, tha Veseli.

Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, kërkoi që diskutimi të mos shtyhet.

“Nuk ka asnjë arsye as procedurale as ligjore me u shty diskutimi. Nuk ka shkelje dhe jeni duke e përzi kot këtë çështje”, u shpreh ai.

E, deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, pati një shpjegim për gjithë këtë debat.

“Nëse Ligji për Dialog ka qenë në procedurë të Kuvendit, seancën e jashtëzakonshme që e thërrasin 40 deputetë apo kryeministri, tema nuk i nënshtrohet shmangies sepse vendimin për të diskutuar e marrin deputetët që e kanë thirr. Është sjellë vetëm për tu diskutuar në Kuvend, prandaj Kuvendi është i lirë të debatoj. Shkoni në gjykatë kushtetuese nëse doni. Për seanca të jashtëzakonshme për çka do që kryeministri, presidenti dhe 40 deputetë mund të ketë”, u shpreh ai.

Deputeti i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se kërkesat e kryeministrit janë të drejta dhe mund të diskutohen sot.

Të ngjashme