Haradinaj: Intelektuali Jashar Salihu tërë jetën u përpoq për liri

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 09:17 | Nga Ekonomia Online

Sot mbushen 19 vjet nga vdekja e Jashar Salihut, përfaqësuesit të parë diplomatik i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, në Zvicër, dhe njëherësh ish-kryetar i Këshillit për Administrimin e Fondit “Vendlindja thërret”.

Në këtë përvjetor të vdekjes, Salihun e ka kujtuar kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

“Jashar Salihu, intelektual që tërë jeta e tij ishte përpjekje për liri. Në vitet e lavdisë, ai ishte ndër udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Krenohemi që e njohëm.Shembulli i tij do mbetet gjatë në kujtimin e shqiptarëve”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme