Haradinaj kërkon “Rambuje 2” për marrëveshjen me Serbinë

Prishtinë | 26 Jan 2019 | 08:24 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve përmes një marrëveshje historike po shihet me skepticizëm, edhe pse dialogu Kosovë- Serbi i nisur në vitin 2011 ka hy në fazën finale, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj që në nëntorin e kaluar morri vendim për vendosjen e taksës për mallrat që vijnë nga shteti fqinj, edhe përkundër presioneve ndërkombëtare s’ka ndërruar qëndrim për heqjen e kësaj mase.

Haradinaj që personalisht nuk u përfshi në dialogun Kosovë-Serbi ka një propozim se si mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.

Marrëveshjen e marsit të vitit 1999, e njohur si konferenca e Rambujesë, për kreun e ekzekutivit do të ishte zgjidhje.

Haradinaj i tha Ekonomia Online se nëse do të ftohej në një konferencë të llojit si ajo e Rambujesë, Kosova nuk do të ishte pengesë dhe do ta diskutonte heqjen e taksës.

“Kosova është e gatshme me mbërri një marrëveshje me Serbinë, sikurse ta zëmë të na ftojnë në një konferencë sikurse Ramuje, ne nuk e kishim penguar atë me taksë. Pra një konferencë me u marrë vesh për një marrëveshje”.

Edhe pse pranon se kjo masë nuk është e përjetshme, ai ka një kërkesë për prodhuesit vendës që të rrisin cilësinë e produkteve.

“E vërteta është se taksa nuk është e përjetshme, nëse ndryshojnë qëndrimet e Serbisë për marrëveshje me Kosovën për njohje atëherë hiqet edhe taksa. Me këtë po du me ju qu një porosi prodhuesve vendës që ta shfrytëzojnë kohën sa është taksa ta rrisin kualitetin, të krijojnë besim te konsumatorët”.

“Por nuk kemi as datë, as për gut me e heq taksën, për gut e kem me na njofto Serbia, ndërsa me heq taksën nuk e kem për ngut”.

“Pra një pjesë është e jona, pra ne i kemi do detyra si rasti i taksës, por një pjesë e ka edhe pala tjetër, pra nuk mundet vetëm njëra, pra për me ndodh suksesi duhet të punojnë të dyja palët. Por me na u kërkuar me heq taksën pa një garanci të marrëveshjes për njohje, nuk do të lëvizim”.

Haradinaj tha për EO se kërkim falja nga ana e shtetit serb për ta pagjeturit e luftës së fundit në Kosovë është e domosdoshme.

“Ajo është e domosdoshme, njerëzore, humane dhe është me rëndësi mirëpo vendosja e taksës ka për qëllim me arrit një marrëveshje me Serbinë”.

Të ngjashme