Haradinaj: Kurti tentoi të krijojë monopol, kjo Qeveri s’do të mbahet mend për asgjë

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 12:29 | Nga Hasan Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Daut Haradinaj, tha se qysh në fillim të marrjes së mandatit të kësaj Qeverie si parti e kanë ditur se ajo nuk do të ketë jetë të gjatë, raporton Ekonomia Online

Haradinaj në seancën e iniciuar nga LDK-ja për votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë Kurti tha se për 50 ditë kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të cilën do të mbahej mend.

Ai më tej ka shtuar se kryeministri Albin Kurti ka tentuar të krijojë monopol.

“Kjo është situatë më pak e dëshiruar, por qysh në fillim ne si AAK kemi thënë se kjo Qeveri nuk do të ketë jetë të gjatë. Si AAK i kemi dhënë mbështetje këtij mocioni. Me rënda ka qenë diskriminimi i projekteve në disa zona, heqja e taksës pa asnjë profit. Disa po thonë se taksa e ndali ndarjen e Kosovës. E kemi raportet të këqija me aleatët tanë, tërheqja e aleatëve tanë ndërkombëtare”.

“Nëse një ministër shkarkohet për një prononcim medial dhe tjetri thuhet se ka dhënë deklaratë si profesor. Është mirë që edhe ministri që deklaronte se do të jepte dalje Serbisë së det po shkon në shtëpi”.

“Kjo Qeveri, kohën më të keqe po shkon dhe sot 50 ditë u bënë dhe unë nuk e di se për çfarë të mirë do të mbahesh mend. Sot këtu ku jemi, po i numërojmë disa gjëra që nuk jemi pajtuar. Kurti tentoj të krijojë monopol. Nuk pati interes si opozitë sikurse nuk jemi ne të Kosovës. Menaxhimi i keq dhe mosvizita në asnjë komunë nga kjo gjendje”, ka thënë Haradinaj.

🔴DREJTPËRDREJT – Kuvendi mban seancë plenare, me kërkesë të LDK-së, për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti

Gepostet von EkonomiaOnline am Mittwoch, 25. März 2020
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme