Haradinaj: Mehë Uka ishte gjithmonë në ballë të organizimeve për çlirim

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 08:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, duke kujtuar Mehë Ukën, ka thënë se i angazhuar për bashkimin dhe lirinë e shqiptarëve, ai tregoi vendosmëri e guxim, e aktiviteti i tij vazhdoi edhe pas shtatë viteve të burgut politik.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se ai ishte bashkëthemelues dhe udhëheqës i Unionit Studentor të Universitetit të Prishtinës, për të vazhduar më tej në organizimin e UÇK-së, deri në mbrëmjen e 28 dhjetorit 1996, kur u përjetësua.

“Trimat e Shalës, mbajtën me krenari emrin e tij, në Brigadën 141, nderuan me luftë e beteja kujtimin e tij”, ka shkruar Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme