Haradinaj njoftohet nga Lladrovci ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas

Drenas | 01 Maj 2018 | 09:41 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj mëngjesin e së martës e ka nisur me vizitë në vendin ku do të ndërtohet Stadiumi Kombëtar në Drenas, raporton Ekonomia Online.

Sipas agjendës i pari i Qeverisë ishte planifikuar të ndalet në parkun e Biznesit.

Kreu i ekzekutivit për vendin ku do të ndërtohet stadiumi është njoftuar nga kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Nga këtu të dy bashkë u nisën për në komunë ku edhe do të zhvillojnë një takim.

Edhe pse sot zyrtarisht është ditë pushimi, Haradinaj ka zgjedhur të punojë, raporton EO.

Ai më pas do të shkojë edhe në një komunë fqinje të Drenasit, në Skenderaj ku do të pritet nga kryetari Bekim Jashari.

Të ngjashme