Haradinaj paralajmëron administratën, kush nuk punon shkon në shtëpi

Prishtinë | 20 Maj 2017 | 19:35 | Nga

I nominuari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se në qeverisjen e tij synon që administrata e shtetit të jetë llogaridhënëse, përgjegjëse, efektive – një motor organizativ në shërbim të qytetarëve dhe shtetit.

“Kushdo që punon në administratën e shtetit dhe nuk kryen punën siç duhet do të shkojë në shtëpi”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

“Nëse është nevoja do të zbrazet krejt administrata për të sjell njerëz adekuat për të punuar në shërbim të qytetarëve”, ka shtuar Haradinaj.

Ai e ka shoqëruar postimin me një fotografi së bashku me liderin e PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një takimi me ndërmarrës sot në Rahovec.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme