Haradinaj i pari në Kuvend, po i pret deputetët

Prishtinë | 23 Shk 2018 | 10:15 | Nga Besjana Bajrami

Kryeministri Haradinaj ka mbërritur në sallën e Kuvendit, ku është ulur menjëherë në ulësen e tij. Ai është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshje, e cila do të hapte rrugë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, raporton Ekonomia Online.

Pak para se të mbërrinte Haradinaj, në Kuvend kishte ardhur edhe kryekuvendari Veseli. Për dallim prej kryeministrit, ai nuk e zgjodhi sallën e Kuvendit por shkoi në njërën prej zyreve të Kuvendit.

Momentalisht në sallën e Kuvendit janë vetëm 9 deputet të cilët janë në pritje të fillimit të seancës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme