Haradinaj Vuçiqit e Daçiqit: Duhet të rrini kokë ulur para shqiptarëve

Prishtinë | 07 Qer 2017 | 09:39 | Nga

Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, në një intervistë për DW ka folur për akuzat që i bëhen atij nga Serbia për krime lufte.

Në këtë intervistë, Haradinaj i quajti nxënës të Millosheviqit e Sheshilit, Vuçiqin e Daçiqin.

“Unë ua kam njohur edhe shefat e tyre Millosheviqin dhe Sheshelin, këta janë nxënësit e tyre. Ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve duke pasur parasysh faktin që çfarë u kanë bërë shqiptarëve. Një kërkim falje është veprimi i parë që ata duhet ta bëjnë”, tha Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme