Hoti: Haradinaj e ka hallin të karrigia e tij

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 15:18 | Nga Donika Osmani

Kryetari i Grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka replikuar ndaj kritikave të kryeministrit, duke thënë se Ramush Haradinaj e ka hallin tek karrigia e tij, pasi LDK-ja është partia më e madhe në vend.

“Ai e ka hallin në LDK-në. LDK-ja është partia më e madhe në vend dhe ditët e tij në atë karrige janë të numëruara, këtu e ka hallin ai, nuk e ka hallin pse grupi parlamentar dhe Avdullahi po kërkojnë interpelanca dhe ky sot është debat sa për informimin e tij. Ai nuk mundet me fjalime të tilla të zhvendos të emra të përveçëm, por është ftuar për veprimet e tij që e kanë sjellë Kosovën, e kanë përjashtuar Kosovën nga një mekanizëm i rëndësishëm”, tha Hoti.

Kryeministri Haradinaj e replikoi duke i thënë se të gjithë pushtetarët e kanë hallin te karriga.

“Gjithë pushtetarët e kanë hallin e karrigës, Avdullahi e di këtë. Secili prej nesh ka diçka personale”, tha Haradinaj.

Reagimi i Hotit ka ardhur gjatë seancës së jashtëzakonshme ku po diskutohej për përjashtimin e Agjencisë së Akreditimit nga EQAR-i

Të ngjashme